Kryeministri Zoran Zaev sot e hodhi poshtë mundësinë për shtyrjen e zgjedhjeve për shkak të ratifikimit të ardhshëm të protokollit për anëtarësim në NATO në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Protokolli pasi të ratifikohet nga të gjitha vendet-anëtare, duhet të vijë në Kuvendin tonë, ku deputetët gjithashtu do të qasen ndaj ratifikimit të tij me çfarë do të zyrtarizohet anëtarësimi në Aleancën Veriatlantike.
“U dakorduam dhe u kërkuam të gjitha partive politike të koalicionit qeveritar dhe të opozitës për pranim konsensual të datës 12 prill”, tha Zaevi sot pas vizitës në Klinikën për Gastroenterohepatologji
Ai tha se në emër të gjithëve i ka kërkuar presidentit Stevo Pendarovskit ta përdorë mundësinë kushtetuese për shpërndarjen e parlamentit midis 45 dhe 60 ditë para zgjedhjeve dhe atë ta bëjë 45 ditë para zgjedhjeve.
“Me këtë, do ta kemi të gjithë shkurtin, sipas llogarive deri më 26 shkurt, me qëllim që në atë periudhë Kuvendi të jetë funksional dhe të ratifikohet Protokolli. Presim edhe Parlamenti ynë të zbatojë ratifikim dhe me këtë të bëhemi anëtarja e plotfuqishme e NATO-s. Duhet të merret parasysh se në Spanjë më 10 nëntor mbahen zgjedhje, ashtu që na mbesin i gjithë dhjetori, janari, madje edhe shkurti të kryhet procedura”, tha Zaevi.
Ndryshe, edhe tre ratifikime e ndajnë Maqedoninë e Veriut nga anëtarësimi i plotfuqishëm në NATO./Telegrafi/