Viti që lam pas ishte një vit i mbushur me dasma në showbizin shqiptar.
Shumë personazhe VIP i dhanë fund beqarisë në ato që mund të quhen dasmat më të diskutuara të vitit.
Disa preferuan thjeshtësinë, duke organizuar diçka të vogël e me pak miq, ndërsa të tjerë i bënë ato glamuroze dhe të mëdha, duke bërë që për dasmën e tyre të flitet me javë.
Telegrafi ju sjell në vazhdim disa nga të famshmit që i dhanë fund beqarisë këtë vit.
Gresa Behluli dhe Lulzim Ibrahimi
Data: 30.02.2019
Lokacioni: Prishtinë
Këngëtarja Gresa Behluli u martua me 30 mars të këtij viti. Ajo kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me Zëvendës Presidentin e Klubit të Basketbollit të Z Mobile Prishtina, Lulzim Ibrahimi.
“Një ndjenjë e përzier, u ndjeva e lumtur sepse çdo femër e ëndërron vetën me fustanin e bardhë, përveç asaj unë e kurorëzova dashurinë 10 vjeçare, po nga ana tjetër edhe një ndjenjë mallëngjimi sepse tani fillon një etapë tjetër e jetës, dhe ndryshojnë edhe prioritetet”, ishte shprehur Gresa në një intervistë ekskluzive për Telegrafin, pas martesës.
Alban Skënderaj dhe Miriam Cani
Data: 07.05.2019
Lokacioni: Maldive
Ka vite që janë pjesë e skenës dhe të gjithë i njohin si çift. Ata madje janë edhe prindër të një vajze të quajtur Amelia. Por kurorëzimin e tyre të dashurisë ata vendosën ta bëjnë këtë vit.
Çifti u martuan më 7 maj të këtij viti në një ceremoni private të organizuar gjatë pushimeve të tyre luksoze në ishujt Maldive.
“PO! U deshën 12 vite që të quheshim zyrtarisht burrë e grua por në zemër kemi qenë dhe jemi ende ata dy të rinj ëndërrimtarë që përtej ceremonive gjithmonë e kanë ndjerë thellë në shpirt se janë bërë për njëri-tjetrin”, shkroi ndër të tjerash Alban Skënderaj në rrjetet sociale pas martesës.
Fiona Gllavica dhe Arbnor Pacolli
Data: 12.07.2019
Lokacioni: Prishtinë
Edhe aktorja e njohur e serialit “Çka ka shpija”, i dha fund beqarisë këtë vit. E njohur më shumë si ‘Pajtesa’ e hit serialit vendor “Çka ka shpija”, Fiona Gllavica kurorëzoi dashurinë e saj me martesë me partnerin e saj, Arbnor Pacolli.
Dyshja organizuan një dasmë të madhe në Prishtinë më datë 12 korrik, me shumë të ftuar familjarë, kolegë e personazhe VIP nga fusha e artit.
Jonida Vokshi dhe Besnik Krapi
Data: 14.09.2019
Lokacioni: Durrës
Aktorët shumë të dashur të serialit “O Sa Mirë”, Jonida Vokshi që për publikun njihej si ‘Elizabeta’ dhe Besnik Krapi që njihej si ‘Mesuti’ e bën publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj para se të martoheshin, dhe thuajse gjithçka ishte befasi për publikun.
Çifti kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një resort luksoz në Durrës me pak të ftuar miq e familjarë, por që nuk munguan edhe të famshmit.
Gjatë një interviste për Telegrafin në festivalin Pri Fest, Jonida Vokshi kishte thënë se ishte e lumtur që një festival filmi si ky i kishte shfaqur ata për herë të parë si çift.
“Ky është eventi i parë që ju na keni parë që të kalojmë bashkë në një tapet të kuq, por kemi qenë edhe në vende tjera, por thjeshtë nuk e kemi bërë publike”, kishte thënë Jonida për Telegrafin.
Blero dhe Afrona Dika
Data: 21.09.2019
Lokacioni: Shëngjin
Edhe çifti Blero Muharremi dhe Afrona Dika i dhanë fund beqarisë së tyre këtë vit. Dyshja shumë e përfolur në media kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në një ceremoni, e cila u zhvillua në qytetin bregdetar të Shqipërisë, në Shëngjin.
Dasma pati shumë të ftuar nga fusha e politikës, artit por edhe sportit, teksa celebrimin e çiftit e bëri zëvendëskryetari i Prishtinës, Selim Pacolli.
“Është një ndjenjë e papërshkrueshme, pas kaq vitesh tashmë jemi zyrtarisht burrë dhe grua, dhe kjo për ne është ndjenja më e mirë në botë”, kishte thënë Blero për Telegrafin pas martesës.
Big Bang dhe Blerina Bokshi
Data: 05.10.2019
Lokacioni: Prishtinë
Producenti i njohur i shumë hiteve vendore, Big Bang Beats, emri i vërtetë i të cilit është Arbër Gjikolli, hyn po ashtu në listën e personazheve VIP që u martuan këtë vit.
Ai dhe partnerja e tij Blerina Bokshi organizuan dasmën e tyre më 5 tetor në një resort luksoz në kryeqytet me shumë të ftuar emra të njohur, ndër ta emrat me të cilët ai më së shumti bashkëpunon si: Gjiko, Dhurata Dora, Ledri Vula, Lumi B, Butrint Imeri, Ermal Fejzullahu etj.
Norik Uka dhe Krenare Gjikolli
Fotografi i njohur shqiptar, Norik Uka, është martuar më 8 nëntor të këtij viti me partneren e tij, Krenare Gjikolli.
Dasma e tyre ishte tërësisht private, dhe çifti ndanë me ndjekësit e tyre setet përrallore fotografike që kishin realizuar në Maldive, Stamboll dhe Sri Lanka.
MC Kresha dhe Erzina Shehu
Data: 15.12.2019
Lokacioni: Prishtinë
Edhe martesa e reperit të njohur të estradës, MC Kresha, erdhi si befasi për publikun.
Ishte Telegrafi ai i cili një ditë para martesës zbuloi ekskluzivisht detajet e martesës që dyshja kishin planifikuar. Ata organizuan një dasmë shumë private më 15 dhjetor në Prishtinë, me shumë pak të ftuar miq e familjarë, por që nuk mungoi edhe zona e të famshmëve.
MC Kresha dhe Erzina tashmë janë në pritje të një fëmije, dhe viti 2020 pritet t’i gjejë ata si prindër. /Telegrafi/