Telegrafi

“Dashuri si në përralla”, Teuta Krasniqi publikon një fotografi të veçantë teksa përqafohet nga Adonisi (Foto)

Aktorja e njohur Teuta Krasniqi aktualisht ndodhet në pushime së bashku me bashkëshortin e saj, Adonisin.

Ata kanë shkuar së bashku në Bullgari, teksa kanë vizituar qytetin antik të Nesebarit, ndërsa duken mjaft të lumtur së bashku në këtë udhëtim.

Lexo po ashtu Shtatzënia ndryshon tërësisht Bubulina Krasniqin (Foto)

Këtë gjë e vërteton edhe një fotografi e Teutës, e publikuar në rrjetin social Instagram, ku shfaqet në një përqafim shumë të ngrohtë përkrah bashkëshortit të saj.

“Dashni”, shkruan aktorja e njohur në mbishkrimin e fotografisë, e cila është shumë komentuar dhe ka marrë mijëra pëlqime nga fansat.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Në këtë udhëtim të tyre, bashkë me ta janë edhe motra e Teutës, Bubulina me bashkëshortin e saj, dhe dy vajzat e saj: Tara dhe Kaia. /Telegrafi/