Telegrafi

Dashuri në distancë, Afrona ia shpreh prej së largu mungesën Bleros

Foto: Blero/Instagram

Çifti i njohur i estradës, Blero dhe Afrona DIka, aktualisht ndodhen në dy shtete të ndryshme.

Përkatësisht Blero ndodhet në Kosovë dhe Afrona në Zvicër, e për shkak të gjendjes së coronavirusit, dyshja këto ditë nuk kanë mundur të udhëtojnë dhe si rrjedhojë kanë qëndruar në largësi.

Afrona duket se po e ndjen më shumë mungesën e Bleros, teksa këtë e shprehur përmes disa fotografive të përbashkëta të çiftit, të publikuara në rrjetin social Instagram.

“Më mungon bebe”, ka shkruar modelja Dika në mbishkrimin e këtyre fotografive, teksa ka etiketuar bashkëshortin e saj, këngëtarin Blero.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Estrada Shqiptare

Pasi të përfundojë kjo situatë, dyshja pritet të bëhen sërish bashkë me njëri-tjetrin.

Ata përdryshe jetojnë ndaras deri sa fronës t’i skadojë kontrata e modelingut që ka në Zvicër, për t’u rikthyer më pas dhe për të vazhduar jetën në Prishtinë. /Telegrafi/