Aktorja e famshme hollivudiane, Charlize Theron, është fotografuar e kapur për dore me modelin e njohur.
47-vjeçarja është parë e shoqëruar nga Alex Dimitrijevic në një restorant në lagjen Los Feliz të Los Angelesit.
Fituesja e çmimit Oscar dukej e disponuar me veshje të thjeshtë, derisa modeli kishte veshur një këmishë shumëngjyrëshe dhe xhinse.
https://twitter.com/dailytheron/status/1658353278189551617?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1658353278189551617%7Ctwgr%5Efa40fa3c5c0004487d82feb6d93d73a3b3d25595%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Fsuperzena.b92.net%2Fveze-i-odnosi.php%3Fyyyy%3D2023mm%3D05nav_id%3D2334335
Dimitrijevic është angazhuar nga brendet, si Malbon Golf, AG Green Label, The Elder Statesman e Combo Boxing, jeton në Los Angeles dhe pak dihet për jetën e tij.
Kujtojmë që Theron ka qenë në lidhje me emra si, aktorët Sean Penn, Craig Bierko e Stuart Townsend, këngëtarin e grupit “Third Eye Blind”, Stephen Jenkins, si edhe me modelin Gabriel Aubry.
Aktorja është nënë e dy vajzave (11 dhe shtatë vjeçe), ndërsa në një intervistë në fund të vitit të kaluar me The Hollywood Reporter, kishte deklaruar se do të hiqte dorë nga filmat nëse duhej të zgjidhjet mes karrierës dhe fëmijëve. /Telegrafi/