Çifti i njohur Michelle dhe Barack Obama për tetë vite rresht shijuan dashurinë e tyre në Shtëpinë e Bardhë.
Dhe mesa duket ata kanë kaluar një ditë shumë të bukur dhe të veçantë edhe sot (e martë) me rastin e festës së të dashuruarve, Shën Valentinit.
Ish-presidenti i SHBA-ve, ka publikuar në rrjetin social Twitter një urim për këtë festë, në të cilin shkruan: “Gëzuar ditën e Shën Valentinit Mishelle. Pothuajse 28 vite bashkë, por ndjehem gjithmonë më i ri”.
Ndërkohë, një status të veçantë ka shkruar poashtu edhe Michelle, e cila citon: “Gëzuar ditën Shën Valentinin për dashurinë time të jetës, dhe shokut tim të preferuar”.
Këto shkrime të veçanta bëjnë me dije se çifti i janë rikthyer statuseve në twitter, rrjet në të cilin nuk ishin aktiv që prej largimit nga Shtëpia e Bardhë.
Më 20 janar, Obama ateroi për herë të parë këtë vit në Ishujt e palmave, në Kaliforni, para se të gjëndej në ishujt virgjinë në Britani.
Ndërsa në anën tjetër, protestat shpërthyen në të gjithë vendin, nga qytetarët të cilët kundërshtonin vendimet e Donald Trumpit, për ndalim hyrjen e myslimanëve nga tetë vende të botës për në SHBA.
Barack Obama ndërkohë fotografohej në pushime, i shoqëruar nga bashkëshortja dhe miku i tij miliarder Richard Branson, i cili gjithashtu ndodhej në pushimem e gruan e tij.
Tashmë ata janë kthyer në shtëpinë e tyre në Washington, ndërsa Micshelle ka rikujtuar disa prej momenteve që kanë kaluar së bashku në plazh.
Gjatë urimit për Shën Valentin, ajo ka publikuar edhe një fotografi, ku shfaqen këmbët e bashkuara të çiftit në rërën e plazhit. /Telegrafi/