Nuk ka bojkot për zgjedhjet presidenciale, të gjithë ata që kanë shkuar në zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe për presidentin, tha kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski.
“Nuk ka bojkot për zgjedhjet presidenciale, të gjithë ata që kanë shkuar në zgjedhjet parlamentare kanë votuar edhe për president”, thotë Dashtevski.
Deri ora 09:00 dalja për zgjedhjet presidenciale është 4.17%
Në disa vende janë shfaqur probleme teknike, të cilat ndërkohë po zgjidhen, aty votimi do të vazhdojë në mënyrën e vjetër me llambë UV dhe sprej dhe nëse korrigjohen mangësitë teknike do të vazhdojë me pajisje teknike. Vende të tilla ka në Koçan, Ohër, Kumanovë, Tetovë dhe Gazi Babë.
Siç shton ai, ka paraqitur edhe 15 ankesa për të drejtën e votës, ndërsa vetëm tre prej tyre janë refuzuar./Telegrafi/