Site icon Telegrafi

“Dashnia” e Majkut kalon tetë milionshin (Video)

Projekti “Dashni” i reperit Majk vazhdon të mbajë primatin si kënga më e pëlqyer e momentit.

Megjithëse u kritikua që në fillim për vjedhje stili, reperi ka arritur që me këtë projekt të arrijë një sukses të jashtëzakonshëm.

Kënga nuk ka shumë kohë që është publikuar por ka arritur më shumë se tetë milionë shikime në kanalin “Youtube”.

Gjersa po shijon këtë sukses artisti ka paralajmëruar se së shpejti do të vijë me projekte të reja, të cilat do të publikohen një pas një gjatë këtij fillim viti. /Telegrafi/

Exit mobile version