Liverpooli i ka barazuar shifrat në 1-1 në derbin ndaj Arsenalit që po luhet në kuadër të javës së dhejtë në Ligën Premier.
Për The Gunners, ishte Gabriel Martinelli që pranoi një asistim nga Martin Odegaard që shënoi qysh në minutën e parë të derbit.
Por, The Reds u këndellën shpejt dhe filluan të bënin lojën e tyre.
Ishte minuta e 34-të e takimit, kur Luis Diaz lëshoi një asistim te Darwin Nunez, që shënoi për 1-1.
Ky ishte goli i dytë i uruguaianit deri më tani në këtë edicion, derisa ka edhe një asistim. /Telegrafi/
Nunez goal, Liverpool 1-1 pic.twitter.com/sa6XpFHvSD
— ⚡️⚡️ (@its_me_axad) October 9, 2022