Telegrafi

Darwin Nunez befasoi të gjithë në javën hapëse të Ligës Premier, u rendit i pari për shpejtësinë më të madhe të arritur

Liverpooli mund të mos ketë qenë në performancën e tij më të mirë të shtunën kundër Fulhamit, por njëri nga lojtarët e tyre të rinj tregoi një ritëm serioz.

Ai lojtar ishte nënshkrimi i ri Darwin Nunez. Reprezentuesi i Uruguait regjistroi shpejtësinë më të madhe të çdo lojtari në divizionin elitar anglez fundjavën e kaluar.

Sipas Viaplay, Nunez gjatë një ‘sprinti’ regjistroi shpejtësi prej 36.53 km/h, duke përfunduar i pari në listë.

Danny Welbeck u regjistrua në vendin e dytë për sa i përket lojtarëve më të shpejtë të ligës në fundjavë, duke vrapuar me një shpejtësi maksimale prej 35.28 km/h.

Pas tij në vendin e tretë u regjistrua Tosin Adarabioyo me 34.80 km/h, Andreas Pereira me 34.52 km/h dhe William Saliba me 34.49 km/5.

Ritmi i zjarrtë i uruguaianit është një pasuri e rrallë për një sulmues të profilit të tij, pasi  Nunez është njëri nga sulmuesit më të gjatë të Ligës Premier.

Shpejtësia e tij mund të jetë një armë serioze në makinerinë e sulmit të Liverpoolit këtë sezon.

Ngjashëm me mënyrën se si Sadio Mane dhe Mo Salah kanë pasur gjatë viteve për Liverpoolin, 23-vjeçari gjithashtu mund të duket të jetë prapa mbrojtjeve të kundërshtarëve dhe të shkaktojë të gjitha llojet e kërdive.

Rekordi i sezonit të kaluar mbahet nga Antonio Rudiger, i cili gjatë një ndeshje të Chelseat arriti shpejtësi prej 36.7 km/h. /Telegrafi/