Telegrafi

Darwin Nunez aktivizon klauzolën e parë te Liverpooli

Liverpooli është detyruar të paguajë një shtesë prej pesë milionë eurosh si pjesë e marrëveshjes për transferimin e Darwin Nunez , teksa ai niset për Kupën e Botës.

Reds paguan fillimisht 75 milionë euro për nënshkrimin e uruguaianit te Benfica, ndërsa kjo shumë do të shkojë në 100 milionë euro në fund të këtij sezoni.

Sipas raportimet në Portugali, u sugjerua se Liverpool kishte rënë dakord për një klauzolë në marrëveshje për të paguar pesë milionë euro të tjera pasi Nunez bëri paraqitjen e tij të dhjetë për klubin.

Megjithatë, tani besohet se klauzola u bë aktive vetëm në startin e tij të dhjetë për klubin. 23-vjeçari u emërua në formacionin fillestar për fitoren 3-1 të Liverpool ndaj Southampton në fundjavë – një lojë në të cilën ai shënoi dy herë.

Ajo dalje përfaqësoi fillimin e tij të dhjetë në të gjitha garat, që do të thotë se Liverpooli do të duhet të paguajë tarifën e tyre. Megjithatë, shpenzimet e tyre për Nunez mund të mos mbarojnë së shpejti.

Më tej sugjerohet se një shtesë prej 10 milionë euro do të paguhet nga The Reds, pasi uruguaiani të bëjë fillimin e tij të 50-të për klubin, ndërsa 10 milionë të tjera janë të pagueshme në varësi të klauzolave ​​të pazbuluara të lidhura me performancën. Kjo do të thotë që Liverpooli mund të përfundojë duke paguar 100 milionë euro për Nunezin nëse ai arrin të aktivizojë këto klauzola. /Telegrafi/