Telegrafi

Darmian: Rashford mund të arrijë nivelin e Mbappes dhe të fitojë Topin e Artë

Matteo Darmian beson se Marcus Rashford mund të arrijë nivelin e yllit francez, Kylian Mbappe, dhe të fitojë çmimin më të madh individual, Topin e Artë.

Ish-lojtari i Manchester United foli me elozhe për ish-bashkëlojtarin e tij, Rashford, i cili u fut në ekipin e parë nën urdhrat e Louis van Gaal më 2015.

Sulmuesi anglez doli në skenë si një sensacion dhe mbrojtësi italian beson se ai mund të arrijë nivelin e fituesit të Kupës së Botës në Francë, Mbappe.

Lexo po ashtu Gjashtë lojtarët që Ronaldo mendoi se mund ta pasojnë suksesin e tij, kush ishin dhe ku gjenden tani?

“Ende e mbaj mend seancën e parë të Marcus Rashford me skuadrën e parë, sikur të ishte dje. Menjëherë mendova: ‘wow’, ky është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Darmian për The Guardian.

“Ai bëri aq shumë gjëra mbresëlënëse për një lojtar të moshës së tij dhe mënyra se si u përmirësua në çdo detaj me të vërtetë më bëri përshtypje”.

Darmian së bashku me Rashford dhe Young

Që atëherë Rashford është bërë një titullar i rregullt i Unitedit dhe Darmian beson se ylli anglez mund ta fitojë Topin e Artë nëse vazhdon të punojë ashtu siç bën.

“Nëse ai vazhdon të punojë ashtu siç ka bërë deri më tani, ai mund të jetë një fitues i Topit të Artë. Jam i bindur për këtë”.

“Ai më bëri përshtypje më së shumti nga të gjithë lojtarët në Unitedit dhe është shumë i ri dhe ende mund të përmirësohet”.

Lexo po ashtu Wan-Bissaka zgjedh kundërshtarin më të vështirë në stërvitje te Unitedi

“Për mua ai mund të arrijë nivelin e Kylian Mbappe dhe të garojë për Topin e Artë për vitet e ardhshme”, përfundoi italiani.

22-vjeçari po shijon sezonin e tij më të frytshëm për Unitedit që kur debutoi më 2015, pasi ka shënuar 19 gola në të gjitha garat deri në pezullimin e futbollit. /Telegrafi/