Matteo Darmian beson se Marcus Rashford mund të arrijë nivelin e yllit francez, Kylian Mbappe, dhe të fitojë çmimin më të madh individual, Topin e Artë.
Ish-lojtari i Manchester United foli me elozhe për ish-bashkëlojtarin e tij, Rashford, i cili u fut në ekipin e parë nën urdhrat e Louis van Gaal më 2015.
Sulmuesi anglez doli në skenë si një sensacion dhe mbrojtësi italian beson se ai mund të arrijë nivelin e fituesit të Kupës së Botës në Francë, Mbappe.
“Ende e mbaj mend seancën e parë të Marcus Rashford me skuadrën e parë, sikur të ishte dje. Menjëherë mendova: ‘wow’, ky është një lojtar i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht Darmian për The Guardian.
“Ai bëri aq shumë gjëra mbresëlënëse për një lojtar të moshës së tij dhe mënyra se si u përmirësua në çdo detaj me të vërtetë më bëri përshtypje”.
Që atëherë Rashford është bërë një titullar i rregullt i Unitedit dhe Darmian beson se ylli anglez mund ta fitojë Topin e Artë nëse vazhdon të punojë ashtu siç bën.
“Nëse ai vazhdon të punojë ashtu siç ka bërë deri më tani, ai mund të jetë një fitues i Topit të Artë. Jam i bindur për këtë”.
“Ai më bëri përshtypje më së shumti nga të gjithë lojtarët në Unitedit dhe është shumë i ri dhe ende mund të përmirësohet”.
“Për mua ai mund të arrijë nivelin e Kylian Mbappe dhe të garojë për Topin e Artë për vitet e ardhshme”, përfundoi italiani.
22-vjeçari po shijon sezonin e tij më të frytshëm për Unitedit që kur debutoi më 2015, pasi ka shënuar 19 gola në të gjitha garat deri në pezullimin e futbollit. /Telegrafi/
🔢 @MarcusRashford's 2019/20 numbers are 🔥🔥🔥#MUFC pic.twitter.com/CefVhWp4LY
— Manchester United (@ManUtd) May 1, 2020