Ylli i Manchester Unitedit, Matteo Darmian është në kërkim të një apartamenti të ri dhe luksoz në qytetin e Milanos, pasi synon një kalim në Inter.
Mbrojtësi italian është rritur frustruar me mungesën e minutave këtë sezon në ekipin e drejtuar nga Jose Mourinhos.
Sipas SunSport, kjo situatë e ka mërzitur 27-vjeçarin, i cili ka qenë në kërkim për një shtëpi luksoze në zonën e shtresës së lartë të qytetit, në vendin e njohur si Corso Magenta, përcjell Telegrafi.
Besohet se Interi është afër për të rënë dakord në një marrëveshje me Darmianin, i cili dëshiron të bëjë një rikthim në Itali, pasi më parë luajti me Palermon dhe Torinon.
“Matteo është duke kërkuar për një vend në Milano. Ai ka kontaktuar me një agjent të pasurive në qytet. Ai është duke kërkuar për një apartament të gjerë në një zonë shumë të bukur. E dashura e tij do të zgjedh shtëpinë”, ka thënë një burim pranë futbollistit.
“Nuk mund të jetë rastësi që ai është duke kërkuar për një shtëpi të re. Interi kanë qenë pas tij për një kohë të gjatë. Ai është nga një qytet i vogël afër Milanos. Çifti janë të pasionuar për dizajn të brendshëm dhe kanë fiksuar disa vende në të kaluarën”. /Telegrafi/