Transferimi i Matteo Darmian nga Parma te Interi është shtyrë për pas ndeshjes së zikaltërve kundër Beneventos që zhvillohet të mërkurën.
Il Corriere dello Sport njofton se mbrojtësi i djathtë do t’u të nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore të enjten ose të premten, dhe pastaj do t’i bashkohet ekipit të Antonio Contes në stërvitje.
Parma ka konfirmuar se 30-vjeçari do të transferohet te Nerazzurrët dhe se gjatë kësaj jave do t’i bëjë testet mjekësore.
Kjo do të thotë se ndeshja ndaj Bolognas (të hënën) ishte e fundit për Darmian me fanellën e Parmas.
Mbrojtësi italian ka luajtur nën urdhrat e Contes gjatë kohës kur trajneri ishte përzgjedhës te Italia. /Telegrafi/