Telegrafi

Darmian dhe Zappacosta në planet e Romës

Roma është në kërkim për të transferuar një mbrojtës gjatë afatit kalimtar të janarit.

Klubi romak është në mes të Matteo Darmian nga Manchester United ose Davide Zappacosta e Chelseas.

Drejtori sportiv Monchi tashmë ka bërë kalkulimet e para dhe besohet se ka përgatitur edhe ofertën për mbrojtësin italian të Djajve të Kuq.

Por, në rast se ish-ylli i Torinos dhe Palermos dështon, atëherë sytë do kthehen nga Zappacosta i Bluve.

E gjitha kjo pasi klubi nga kryeqyteti italian dëshiron të forcohet maksimalisht dhe të provojë shanset për titull.

Në listën e Monchit janë edhe Aleix Vidal i Barcelonës dhe Sime Vrsajlko i Atletico Madridit.

Roma aktualisht renditet në vendin e pestë pas 11 jave në Serie A, por ka një ndeshje më pak. /Telegrafi/