Telegrafi

Darmian afër transferimit te Interi

Interi thuhet se është në prag të nënshkrimit të Matteo Darmain nga Parma, duke arritur një marrëveshje prej dy milion eurosh.

Ish-mbrojtësi i Milanit dhe Torinos duket se është vendosur për një lëvizje te Interi, i cili e do për një kohë të gjatë.

Sipas mediumit italian Tuttomercatoweb, agjenti Paolo Castellini u takua dje (e enjte) me Nerazzurët, ku thuhet se kanë arritur marrëveshje.

30-vjeçari, i cili u kthye në Serie A nga Manchester United verën e kaluar, duket se do të lëvizë pas vetëm një sezoni në Ennio Tardini.

Darmain luajti 34 ndeshje konkurruese me Parman sezonin e kaluar dhe shënoi një herë në Serie A. /Telegrafi/