Site icon Telegrafi

Përfundon seanca ndaj Krivaqës, mjekët konstatuan se ai është në gjendje të vazhdojë

E plotësuar: Pas kontrollës së mjekëve dhe konstatimit se Dardan Kriqeva është në gjendje të mirë shëndetësore, ai ka vazhduar senacën në Gjykatën Themelore në Ferizaj.

Avokati i caktuar sipas detyrës zyrtare i Krivaqës, Admir Salihu, ka bërë të ditur se tashmë janë në pritje të vendimit të gjykatës për masën e paraburgimit.

Ndërkaq, gjykata, të martën ka caktuar masën e paraburgimit Arbër Sejdiut, i dyshuar i dytë për pjesëmarrjen në vrasjen e 18-vjeçares, Marigona Osmanit nga Ferizaj.

Dardan Krivaqës i përkeqësohet gjendja shëndetësore, ndërpritet seanca për caktimin e paraburgimit

Është ndërprerë seanca për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Dardan Krivaqës, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore.

Siç bëhet e ditur, në Gjykatën Themelore në Ferizaj, është dërguar ekipi mjekësor për ta marrë ndihmën e parë.

Ai është nxjerrë nga objekti i gjykatës nën përcjelljen e forcave të shtuara të policisë.

Ndryshe, pasditen e së dielës, më 22 gusht 2021, para Qendrës së Emergjencës në Ferizaj, u la pa shenja jete 18-vjeçarja, Marigona Osmani, nga Dardan Krivaqa dhe Arbër Sejdiu.

Të dy u arrestuan më vonë, njëri pas disa orëve e tjetri pas dy ditëve, në të njëjtën kohë kur qytetarë të shumtë po protestonin duke kërkuar dënimin maksimal për fajtorin. Telegrafi/

Exit mobile version