Dardan Gjinolli, vokalisti i njohur i grupit “Machiato Band”, sot ka sjellë projektin më të ri “Pse ike”.
Gjinolli për “Reload” në RTV Dukagjini, ka treguar pse ka vendosur të debutojë si solo artist.
Këngëtari thotë se teksti i këngës është shkruar nga vet ai, dhe kënga është realizuar me ndihmën e Hekuran Krasniqin.
Kënga ka një tekst mjaftë të ndjeshëm, dhe kryesisht u është dedikuar mërgimtareve.
https://youtu.be/_zs2lBJwgk8
Nga sot Gjinolli ka shpallur edhe ndarjen “de fakto” me “Machiato Band”.
“Faktikisht nga sot, unë do ta vazhdojë karrierën si solo këngëtar”, ka deklaruar Dardan Gjinolli, por gjatë këtij muaji ai do të ketë edhe disa bashkëpunime me grupin.
Pas një muaji Gjinolli ka premtuar se do të sjellin e tri këngë të reja bashkë me grupin “Machiato Band”, dhe ato do të jenë ritmike./Telegrafi/