Telegrafi

Dardan dhe Noizy sjellin këngën e re “Bandita”

Artistët shqiptarë, Dardan dhe Noizy, kanë prezantuar së fundmi projektin e ri muzikor.

“Bandita” vjen e kompletuar edhe nga ana vizuale me interpretim në gjuhën shqipe dhe gjermane.

Miksimi është bërë nga Menju me producim të këtij të fundit në bashkëpunim me Wings.

Foto: Screenshot/YouTube

Për videon ndërkohë është përkujdesur Omely dhe tashmë të plotë e gjeni në YouTube.

Lexo po ashtu Ardian Bujupi dhe Noizy lansojnë këngën e re “Aventura”

Të njëjtit sollën bashkëpunimin e parë në janar të këtij viti të quajtur “Alles Gut”.

Foto: Screenshot/YouTube

Projekti i tyre deri më tani për kaq muaj ka kaluar shifrën e mbi 13 milionë klikimeve.

Reperi nga Shqipëria theksojmë që vetëm një javë më parë solli një duet me Ardian Bujupin. /Telegrafi/