Telegrafi

Dardan Berisha rikthehet te Prishtina

Basketbollisti më i mirë shqiptar, Dardan Berisha, është rikthyer te Sigal Prishtina.

Lajmin e ka konfirmuar klubi bardh e kaltër në faqen zyrtare.

Dardan Berisha rikthehet te Prishtina për të përmbushur pretendimet e klubit prishtinas për titull dhe për Ligën e Kampionëve ku do të marrë pjesë Prishtina.

Dardani rikthehet si kampion i Çekisë me klubin CEZ Nymburk, ku tash pritet që të shkëlqejë edhe te Prishtina.

Prishtina ka konfirmuar se ekipi është i kompletuar dhe i gatshëm për garat evropiane, duke qenë edhe klubi i vetëm shqiptar i basketbollit që garon në arenën ndërkobmëtare.

“Me Dardanin dhe të tjerët Prishtina aspiron shumë më shumë këtë sezon”, thuhet në komunikatën e Prishtinës.

Prishtina menjëherë kështu shndërrohet në favorite absolute për titull të kampionit të Kosovës dhe për avansim në fazat serioze të Ligës së Kampionëve. /Telegrafi/