Site icon Telegrafi

“Danke Deutschland!”: Haradinaj thotë se ka marrë një “Po” nga Gjermania, për liberalizimin e vizave

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, përmes një postimi në Facebook ka bërë të ditur se ka marrë lajme të mira nga Gjermania.

Siç ka shkruar Haradinaj, pas takimit me ministrin e Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Horst Seehofer, ka marrë një “Po” të Gjermanisë për liberalizimin e vizave.

“Faleminderit Kancelares Merkel dhe shtetit Gjerman për besimin dhe përkrahjen e vazhdueshme për popullin e Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Një lajm i tillë i Haradinajt vjen pas një deklarate të presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, pas përfundimit të pjesës së dytë apo darkës në takimin e Berlinit për Ballkanin Perëndimor, i cili u mbajt me ftesë të kancelares gjermane, Angela Merkel dhe presidentit francez, Emanuel Macron.

Pas përfundimit të këtij takimi Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në një konferencë për media ka thënë se takimi ishte i rëndë.

Lexo po ashtu Thaçi: Takimi i Berlinit ishte i rëndë, lajm zhgënjyes për vizat

Ai ka deklaruar se është folur për liberalizimin e vizave duke thënë se është një qëndrimi i liderëve të Ballkanit për këtë temë është zhgënjyes.

“…Kemi theksuar qartë se Kosovës i duhet patjetër vendimi për liberalizimin e vizave, e meritojmë, i kemi implementuar të gjitha kriteret. Nëse diçka e tillë nuk ndodhë në të ardhmen e afërt do të jetë zhgënjim për qytetarët e Kosovës. Sonte kishte paqartësi sa i përket këtij procesi, që është një zhgënjim për Kosovën”, ka thënë Thaçi. /Telegrafi/

Exit mobile version