Mbrojtësi brazilian, Danilo u largua vitin e kaluar nga Real Madridi për tu transferuar tek kampionët e Anglisë, Manchester City.
Danilo iu bashkua Cityt duke menduar se do të gjente hapësira edhe më shumë se në Madrid, por një gjë e tillë nuk ndodhi.
Kyle Walker ishte zgjedhja e parë e Pep Guardiolës për krahun e djathtë, ndërsa Danilo në shumicën e ndeshjeve qëndroi në bankë.
Braziliani nuk është i kënaqur me këtë situatë dhe ka kërkuar largimin nga klubi gjatë verës.
26-vjeçari mund ta vazhdoj karrierën e tij në kampionatin italian Serie A.
Roma dhe Inter janë dy skuadrat që kanë shfaqur interesim për transferimin e Danilos.
Ish-anëtari i Portos dhe Santosit mund të largohet nga City nëse ndonjëra nga skuadrat e interesuara paguajnë shumën prej 30 milionë eurove.
Kontrata e reprezentuesit të Brazilit me Cityn skadon në qershorin e vitit 2022. /Telegrafi/