Telegrafi

Danilo refuzon Liverpoolin, vazhdon me Porton dhe i vendoset një klauzolë e lartë

Liverpool kërkonte me çdo kusht transferimin e mesfushorit portugez Danilo Pereira.

Por duket se reprezentuesi portugez nuk ka preferuar të largohet nga skuadra e tij aktuale Porto.

25-vjeçari ka vazhduar kontratën me bardh e kaltërtit deri në qershor të vitit 2022.

Kështu që oferta e Liverpoolit prej 30 milionë funteve është refuzuar nga Porto.

Kampionët e shumëfishtë të Portugalisë i kanë vënë edhe një klauzolë të lartë largimi yllit të tyre.

Ajo skuadër që dëshiron transferimin e Danilos duhet të paguajë klauzolën prej 60 milionë eurove. /Telegrafi/