Bayern Munich është në kërkim të një mbrojtësi të djathtë për edicionin e ri.
Kampioni në fuqi i Gjermanisë, ka kontaktuar Juventusin për mbrojtësin brazilian Danilo.
Por ardhja e trajnerit Massimiliano Allegri ka ndryshuar edhe planet e lojtarit i cili është i vendosur të qëndroj te Zonja e Vjetër.
Përveç që kanë kontaktuar Juventusin, drejtuesit e kampionëve në fuqi të Gjermanisë kanë pasur kontakte edhe me lojtarin brazilian.
Por ka qenë vet futbollisti i Kombëtares së Brazilit që ka refuzuar transferimin te gjiganti gjerman.
Danilo është shumë i lumtur me trajnerin Massimiliano Allegri i cili pritet t’i jap një vend në formacionin bazë.
30-vjeçari është që dy vite pjesë e Juventusit, derisa kontrata e tij me bardhezinjtë skadon në verën e vitit 2024. /Telegrafi/