Telegrafi

Danilo pajtohet me kushtet e Juventusit, Cancelo kalon në anën tjetër te City

Foto: Goal.com/Getty Images

Përfundimi i një marrëveshje shkëmbimi që përfshin Danilon e Manchester Cityt dhe Joao Cancelon e Juventusit është ngushtuar gjithnjë e më shumë pasi braziliani tani ka rënë dakord me kushtet personale me kampionët italianë.

Goal.com ka konfirmuar se ish-anëtari i Real Madridit do të fitojë një pagë bazë prej katër milionë euro në vit, plus bonuse shtesë nëse përmbushen kritere të caktuara sportive.

Cancelo kishte qenë një lojtar i dalluar gjatë sezonit të kaluar në Serisë A te Juve, por është lejuar të largohet pas vetëm një sezoni te Zonjën e Vjetër.

Kampioni i ligës italiane do të përfitojë 30 milionë euro nga shitja e Cancelos, e që pjesë e marrëveshjes do të arrijë Danilo.

Lexo po ashtu Paratici në Londër, vendoset për shumë lojtarë

Mbrojtësi brazilian ka arritur ta bind Pep Guardiolan për një vend në formacionin bazë, andaj spanjolli ka pranuar që lojtari të largohet nga “Etihad Stadium”.

Drejtori i Bianconerëve, Fabio Paratici, ka udhëtuar për në Londër që ta mbyll marrëveshjen me Cityn, derisa shkëmbimi i lojtarëve pritet të realizohet nesër (e martë). /Telegrafi/