Telegrafi

Danilo mund ta braktis Cityn për Interin

Interi është në bisedime me Manchester Cityn rreth mbrojtësit brazilian, Danilo.

City ka paguar 26.5 milionë euro për ta transferuar brazilianin nga Real Madrid dy vjet më parë pasi nuk arriti të siguroj firmën e Dani Alvesit.

Danilo ka bërë vetëm 10 paraqitje këtë sezon në Ligën Premier gjersa në total ka pasur 33 raste të luajë për Citizens.

Interi është duke kërkuar një mbrojtës të krahut të djathtë, ku po e vëzhgon edhe situatën e Matteo Darmianit te Manchester United.

Skuadra e Serie A nënshkroi me krahun e djathtë të Southamptonit, Cedric Soares, i cili do t’i bashkohet klubit gjatë verës.

Ndryshe, Interi ende nuk e ka siguruar matematikisht pozitën që e dërgon në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/