Telegrafi

Chelsea këmbëngul për Daniele Ruganin

Maurizio Sarri pritet të punojë sërish me Daniele Ruganin, pasi është raportuar se Chelsea ka arritur marrëveshje me Juventusin.

Gjatë ditës së djeshme Calcionews24.com raportoi se skuadra nga Stamford Bridge ishte e përgatitur të shtyjë përpara negociatat.

Tani, Sportitalia pretendon se është arritur një marrëveshje e vlefshme për 32 milionë euro plus 3 milionë bonus për mbrojtësin.

Italianit i kanë mbetur 24 muaj kontratë me kampionët e Serie A dhe konsiderohet e ardhmja e mbrojtjes qendrore të Italisë së bashku me Alessio Romagnolin e Milanit.

Ai ka pasur shumë pak minuta në fushë gjatë sezonit të kaluar nën urdhrat e Max Allegrit dhe është i etur të bashkohet me Sarrin, i cili ka punuar me të në Empoli.

Do të ishte një fitim i madh për Bianconerët, të cilët nënshkruan me Ruganin për pesë milionë euro në janar të vitit 2015 dhe e lanë të huazuar për një vite te Empoli.

Sportitalia sugjeron se mund të ketë edhe një prezantim të dyfishtë për Chelsean, duke përfshirë së bashku Sarrin dhe Ruganin. /Telegrafi/