Site icon Telegrafi

Daniel Sturridge suspendohet për katër muaj nga futbolli

Daniel Sturridge është suspenduar për katër muaj pasi ka thyer rregullat e bast vënies së Asociacionit të Futbollit.

Ish-lojtari i Liverpooli ishte ndëshkuar fillimisht për dy javë mos-lojë dhe një gjobë prej 85 mijë eurosh në korrik të vitit të kaluar.

Sulmuesi anglez i kishte zbuluar vëllait të tij se disa ndeshje ishin të trokuar dhe të hynte në baste për to.

Federata e Anglisë kishte apeluar atë vendime, duke arsyetuar se ai kishte marrë një dënim të lehtë dhe duhej rishikuar.

Lexo po ashtu Zyrtare: Sturridge dënohet pas akuzave për vënie të basteve

“Daniel Sturridge është suspenduar për katër muaj nga futbolli dhe nuk do të ketë të drejtë të marrë pjesë në asnjë aktivitet në futboll deri më 17 qershor 2020”, thuhet në njoftim.

Më tej është njoftuar se 30-vjeçari ka shkëputur kontratën me Trabzonsporin me një marrëveshje të dyanshme shkaku i akuzave për baste vënie. /Telegrafi/

Exit mobile version