Daniel Cormier fitoi më lehtë sa që ishte pritur ndaj Derrick Lewis dhe kështu mbrojti titullin e peshave të rënda në UFC.
39-vjeçari fitoi pa problem ndaj Lewis, për të cilin ishte meçi i dytë brenda muajit pas atij ndaj Alexander Volkan të cilin e përfundoi me sukses në UFC 229.
Fitorja në UFC 230 për Cormier ishte historike pasi amerikani aktualisht është kampion edhe i titullit të lehtë të peshave të rënda.
Cormier ishte më i mirë gjatë gjithë kohës, ndërsa në raundin e dytë e detyroi Lewisin ta dorëzojë përballjen.
Vlen të theksohet se në korrik Cormier fitoi titullin e peshave të rënda pasi arriti të triumfoi ndaj Stipe Miocic.
Në të kaluarën sportisti nga Kosova, Ilir Latifi, i kishte kërkuar duel Cormierit, por ky i fundit kishte ndërruar kategorinë dhe meçi mes tyre nuk ndodhi kurrë.
Cormier cilësohet si një nga sportistët më të kompletuar në UFC. /Telegrafi/
Momenti kur Lewis u dorëzua, ndërsa më poshtë keni gjithë meçin:
https://www.youtube.com/watch?v=745WuLDhpHk
Pasi jeni këtu, në rast se iu ka ikur fitorja e Cormier ndaj Miocic:
https://www.youtube.com/watch?v=IUM7PX7RgZA