Telegrafi

Daniel Baer: Kryetari Ivanov ta rishikojë vendimin e tij

Ambasadori amerikan në OSBE, Daniel Baer, vlerëson se SHBA-të janë thellësisht të shqetësuara me vendimin e kryetarit Gjorge Ivanov që t’i falë politikanët që janë nën hetime, e që lidhen me aferën e përgjimeve, transmeton Telgrafi Maqedoni.

Sipas tij, zbatimi i një vendimi të tillë, do ta minojë sundimin e ligjit në këtë vend, integritetin e gjyqësor dhe të institucioneve tjera, si edhe besueshmërinë në përkushtimin e liderëve drejt vlerave themelore të NATO-s, BE-së dhe OSBE-së.

Baer nuk e lë pa përmendur edhe raportin e Departamentit të Shtetit amerikan për vitin 2015, ku për Maqedoninë thotë se vendi ballafaqohet me korrupsion të lartë dhe se qeveria ka dështuar në respektimin e sundimit të ligjit.

Në fund, Daniel Baer thotë SHBA-të kërkojnë nga kryetari Ivanov që të rishikojë vendimin e tij dhe të lejojë që PSP-ja dhe gjykatat ta kryejnë detyrën e tyre./Telegrafi/