Telegrafi

Dani dhe Yll Limani publikojnë këngën e re “S’ka dashni”

Ditë më parë ata publikuan një fotografi në rrjetet sociale, e cila u duk sikur ishte e rastësishme, por në fakt ka paralajmëruar duetin e tyre të radhës.

Bëhet fjalë për këngëtarin e njohur nga Peja, Ramadan Krasniqi – Danin dhe artistin e ri Yll Limani, të cilët së fundmi kanë publikuar klipin e tyre më të ri “S’ka dashni”.

Muzika është realizuar nga Irkenc Hyka, gjersa për vargjet e tekstit është kujdesur Petro Xhori.

Kënga trajton temën e dashurisë së humbur, gjersa ka sjell një kombinim interesant të dy artistëve, të cilët u përkasin stileve dhe rrymave krejt të kundërta në muzikës.

Lexo po ashtu Ylli që nuk "shuhet"

“Ska dashni” vjen për publikun edhe me një klip të veçantë, i cili i është besuar produksioni Imagine Films.

Ylli, së fundmi gjatë një interviste të dhënë për Telegrafin, ka treguar se projektet e tij për këtë vit do të jenë të vazhdueshme, e një nga më të suksesshmit duket të jetë bashkëpunimi me këngëtarin pejan. /Telegrafi/