Telegrafi

Dani Ceballos në radarin e Milanit

SEVILLE, SPAIN - MAY 09: Dani Ceballos of Real Madrid CF controls the ball during the La Liga match between Sevilla FC and Real Madrid at Ramon Sanchez Pizjuan stadium on May 9, 2018 in Seville, Spain. (Photo by Aitor Alcalde/Getty Images)

Dani Ceballos është një nga lojtarët e skuadrës së Real Madridit, i cili ka marrë oferta gjatë javës së fundit.

Nuk duket se madrilenët po llogarisin në shërbimet e spanjollit pas një sezoni debutues në Santiago Bernabeu.

Milani dhe Napoli thuhet se po kërkojnë shërbimet e mesfushorit dhe lojtari mund të largohet gjatë verës.

Dani Ceballos (Getty Images)

Sky Sports raporton se për Milanin, spanjolli është i prioritetet i tyre dhe se klubi italian ka filluar kontaktet me lojtarin dhe duket se një marrëveshje mund të arrihet shumë shpejt.

Gjithashtu raportohet se Milan është i interesuar për sulmuesit Alvaro Morata dhe Radamel Falcao.

Por, për shërbimet e Moratës janë të interesuar edhe Juventusi që dëshiron ta sjellë lojtarin sërish në klubin italian.

Ndryshe, Milan ende nuk dihet nëse do t’i lejohet të transferojë lojtar shkaku i rregullës së UEFA-s, “Finaclial Fair Play”. /Telegrafi/