Site icon Telegrafi

Dani Alves: Reali luajti më mirë

Dani Alves pranon se “Real Madridi thjesht luajti më mirë” në fitoren 4-1 të Ligës së Kampionëve ndaj Juventusit.

Pjesa e parë e takimit përfundoi me rezultat të barabartë 1-1 me një gol të bukur nga Mario Mandzukic, por në pjesën e dytë ishin larg nga ajo që pritej.

Lexo po ashtu Reali përsëri ‘mbret’ i Evropës, shkruan historinë në Ligën e Kampionëve (Foto/Video)

Kështu mendon edhe Dani Alves, i cili thekson se Reali luajti ma mirë, ndërsa Zonja e Vjetër nuk u mbrojt ashtu siç bënë zakonisht.

“Ne arritëm të shënonim golin e barazimit, por në pjesën e dytë Real Madridi thjesht luajti më mirë”, ka thënë fillimisht Alves për Mediaset Premium.

Lexo po ashtu Buffon: Zhgënjim i madh, Reali e meritoi fitoren

“Mendoj se ishte qasja që prisnim prej tyre. Dallimi ishte që ne nuk u mbrojtëm ashtu siç zakonisht bëjmë”, përcjell Telegrafi.

“Nëse nuk mbani nivelet e përqendrimit dhe të intensitetit në krye, Real Madrid mund t’ju dënojë menjëherë me talentet që kanë në dispozicion të tyre”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Exit mobile version