Site icon Telegrafi

Dani Alves punëson avokatin e Messit

Dani Alves ka angazhuar Cristobal Martell, një avokat me reputacion të lartë, i njohur për mbrojtjen e klientëve të tillë të famshëm si Lionel Messi apo Jordi Puyol Ferrusola në të kaluarën.

Martell ka lindur në Karakas, ku babai i tij ishte një diplomat, megjithëse ai u rrit në Ishujt Kanarie derisa u largua për të studiuar në Barcelonë.

Ai është një avokat i famshëm për aftësinë e tij për të arritur marrëveshje jashtë gjykatës. Ai ka trajtuar çështjet e më shumë se një personazhi të famshëm.

Lexo po ashtu Xavi ndryshon deklaratën e ditëve më parë për Dani Alvesin

Përveç Messit dhe Jordi Puyolit të lartpërmendur, mund të shtoni edhe ish-presidentin e Barcelonës, Josep Lluis Nunez.

Ai njihet gjithashtu nga tifozët e Barçës se ka qenë avokati që arriti një marrëveshje me Gjykatën ku klubi i Barçës u dënua me një shkelje tatimore në nënshkrimin e Neymar, ndërsa Sandro Rosell dhe Josep Maria Bartomeu u liruan nga faji.

Lexo po ashtu Del edhe dëshmitari i dytë në rastin e Alves - provat shtohen për dënimin e brazilianit

Avokati i ri i ish-lojtarit të Barçës do të drejtojë mbrojtjen së bashku me avokaten aktuale të Alves, Miraida Puente Wilson, e cila e ndihmoi atë në deklaratën e tij të premten e kaluar.

Tashmë ata janë ngarkuar me paraqitjen e apelit për burgosjen e brazilianit, i cili aktualisht ndodhet i burgosur në burgun e Brians 2.

Dani Alves ndodhet në burg të përkohshëm në pritje të zgjidhjes së çështjes së tij. Ai akuzohet për sulm seksual ndaj një gruaje në klubin e natës Sutton në Barcelonë më 30 dhjetor. /Telegrafi/

Exit mobile version