Site icon Telegrafi

Dani Alves lobon që Paulo Dybala të transferohet te PSG-ja

Dani Alves është duke lobuar aktivisht që Paulo Dybala të transferohet te Paris Saint-Germain sezonin e ardhshëm, pretendon Tuttosport.

Çifti ka luajtur së bashku për një sezon te skuadra torineze, por u bënë miq shumë të mirë dhe mund të ndodh një ribashkim.

Nuk është sekret se Dani Alves po i kërkon argjentinasit të largohet nga Torino, pasi këtë e kishte thënë gjatë një interviste të vitit të kaluar.

“Dybala duhet të largohet nga Juventusi nëse dëshiron të përmirësohet, por nuk e di kur. Ai do të marrë rezultate të mira, por duhet ta sfidojë veten të bëhet edhe më i fortë”, tha Alves.

Sipas Tuttosport, Dani Alves ka lobuar te Dybala për tu trasnferuar te skuadra franceze, ku do të bashkohej me Neymarin, Kylian Mbappen dhe Edinson Cavanin.

Megjithatë, argjentinasi nuk ka gjasa të bindet aktualisht kur Juventusi ka përparuar më shumë se gjigantët francezë në Ligën e Kampionëve.

PSG u eliminua nga Real Madrid, ndërsa Dybala realizoi një gol për Bianconerin në triumfin 2-1 kundër Tottenham Hotspur. /Telegrafi/

Exit mobile version