Site icon Telegrafi

Danella Arsovska: Policia Financiare dhe Prokuroria janë në NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet”

Kryetarja e Shkupit Danella Arsovska në emisionin “Studio 10” tha se nga dje kompania publike NP “Ujësjellësi dhe Kanalizimet” – Shkup është duke u inspektuar nga Drejtoria e Policisë Financiare dhe Prokuroria Themelore Publike për Krim të Organizuar dhe Korrupsion. .

“Sipas informacioneve të mia, që nga dje ka hyrë policia financiare dhe PTHP për Krimin e Organizuar. Ata po procedojnë vetë”, tha Arsovska e pyetur nëse institucionet po e hetojnë rastin pas dorëheqjes së drejtorit Zllatko Perinski për gjoja arbitraritet në tenderin për ujësjellës prej më shumë se 100 milionë euro.

Ajo shtoi se nuk do të ndërrojë mendje dhe se nga sot, një numri të madh të punëtorëve në NP “Ujësjellësit dhe Kanalizimet” do tu përfundon kontrata e punës.

Ajo shtoi se ata qindra persona janë punësuar në vetëm disa muaj.

“Njerëzit që shkojnë në punë dhe nuk e bëjnë me ndershmëri, nuk duhet t’u jepet mundësia të dëmtojnë buxhetin. Është dërguar një auditim në të gjitha ndërmarrjet publike dhe kemi kërkuar llogari, të shohim sa njerëz janë të sapopunësuar dhe punojnë nga shtëpia”, tha Arsovska./Telegrafi/

Exit mobile version