Dana White ka thënë se Conor McGregor ka mundur të ndeshej me Khabib Nurmagomedov në mënyrë ‘legale’ dhe jo ta sulmonte autobusin që i bartte yjet e UFC-së.
Irlandezi i famshëm i MMA e ka sulmuar autobusin e UFC-së duke hedhur gjësende të forta, me ç’rast janë lënduar dy persona, ndërsa për këtë veprim 29-vjeçari do të përballet me ligjin.
Conor McGregor showed up at UFC 223 media day.
By the time he left, there were damaged vehicles. pic.twitter.com/WkTKBnV46I
— SportsCenter (@SportsCenter) April 5, 2018
Arsyeja e këtij veprimi ishte prezenca e Khabibit në autobus, pasi ditë më parë rusi e ka ngacmuar mikun e tij, Artem Lobov, si edhe Nurmagomedov do të duelojë kundër Max Holloway për titullin e peshave të lehta në UFC, i cili iu mor këtë javë irlandezit.
Presidenti i UFC-së ka thënë se e kupton që McGregor nuk ka raporte të mira me Khabib, por ka mundur të ndeshej me të në ‘Tetëkëndësh’ dhe jo ta sulmonte autobusin që i bartte luftëtarët e ‘UFC 223’.
“Dëgjo, nuk të pëlqen Khabibi dhe nuk të pëlqen ajo që ka ndodhur dhe çkado tjetër? Atëherë përballu me Khabibin. Mund të vish këtu dhe mund ta bësh legalisht”.
“Kemi mundur ta bëjmë meçin ndaj Khabib (menjëherë pas përballjeve të të shtunës). Mund t’i bëjë çfarë të doje Khabibit brenda kufijve të rregullave të duelit”.
“Por, ty të pëlqen t’i marrësh 30 shokë dhe të vish këtu dhe të bësh atë që bëre? është e neveritshme. Nuk mendoj se dikush do të mbetet fans i madh i Conor McGregor pas kësaj që ndodhi”, ka thënë White, citon MMAjunkie. /Telegrafi/