Site icon Telegrafi

Damka: Ende nuk kemi vendosur për votën ndaj Qeverisë Kurti, por do të qëndrojmë në sallë

Fikrim Damka nga Partia Demokratike Turke, pas takimit me kryetarin e LVV-së, Albin Kurti dhe u.d e Presidentes, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se do të qëndrojnë në sallë kur do të votohet për krijimin e institucioneve.

“Votat tona dhe qëndrimet në sallë për presidenten do të jenë, nuk do të bllokojmë formimin e Qeverisë Kurti, do të japim kontributin tonë për të ardhmen në të mirë të Kosovës”, tha Damka.

Ai shtoi se për Qeverinë Kurti ende nuk kanë vendosur nëse do të votojnë pro, por tha se do të qëndrojnë në sallë.

“Ende nuk e kemi vendosur a do të votojmë apo jo por do të qëndrojmë në sallë, dhe bisedimet për Qeverinë Kurti do ti vazhdojmë deri të premten”, u shpreh Damka.

Damka theksoi se nuk kanë qitur kushte për formim të institucioneve, por se i kanë pasur disa kërkesa për të cilat do të vazhdojnë të insistojnë në këto kërkesa. /Telegrafi/

Exit mobile version