Telegrafi

D’Ambrosio dhuron spektakël, ua fut topin në mes të këmbëve dy lojtarëve të Fiorentinës radhazi (Video)

Interi e ka mbyllur pjesën e parë ndaj Fiorentinës me rezultat 1-2.

Golat për mysafirët i shënuan Ivan Perisic (28’) dhe Mauro Icardi (34’), por paraqitje të mirë bëri edhe Danilo D’Ambrosio.

Mbrojtësi italian befasoi të gjithë për një moment kur ua futi topin në mes të këmbëve dy lojtarëve kundërshtarë radhazi.

D’Ambrosio ka tre gola këtë sezon për Interin. /Telegrafi/