Edhe pse jemi mësuar që damat e famshme të bartin ndonjë trend të ri, i cili pastaj përhapet te femrat e gjithë botës, ky trend u ka pëlqyer edhe meshkujve dhe tërësisht i ka ngazëllyer.
Mirëpo, nuk jemi të sigurt a do të ketë të njëjtin efekt edhe te femrat e tjera, sepse fjala është për të ashtuquajturat “pantallona të ngushta” në të cilat deri tani i kemi parë Bella Hadid, Kendall dhe Kylie Jenner, Kim Kardashian, por edhe shumë blogiste.
A post shared by MICAH GIANNELI (@micahgianneli) on
Në të vërtetë fjala është për pantallona shumë të ngushta, të cilat na rikujtojnë brekët, prandaj pikërisht për këtë shkak, vajzat e famshme i veshin pa brekë, transmeton Telegrafi.
Të guximshme apo jo?
Qoftë që i kombinojnë me sandale, alete apo me këpucë me taka, veshjet intime assesi nuk janë të dëshirueshme, ndërkaq stilistët theksojnë se si modelet e tilla i veshin vetëm ato dama të cilat kanë dëshirë të madhe që të tërheqin vëmendje, përkatësisht të cilat dëshirojnë t’i nxjerrin atributet e tyre në plan të parë.
Personat e famshëm e duan këtë trend për shkak të elementit vëmendjes së madhe të cilat ky trend i sjell.
Ai krijon iluzionin që ato nuk kanë asgjë të veshur, ndërkaq kjo gjë nuk mund të mbetet e pavërejtur. /Telegrafi/