Është shumë e njohur dhe e keni parë gjithandej, mirëpo me siguri nuk keni pritur që gjatë vitit të ardhshëm kjo frizurë do të bëhet e përzgjedhur.
Nëse këtë sezon dëshironi të ndryshoni diçka te vetja, por edhe të ndiqni trendët, atëherë kjo është frizura me të cilën nuk do të gaboni.
Fjala është për flokët krejtësisht të rrafshëta, ndërsa këtë frizurë me gjithë dëshirë e kanë pranuar edhe shumë dama të famshme të cilat e bartin në raste të ndryshme, nga Alessandra Ambrosio, Gigi Hadid, Mila Kunis dhe Rita Ora deri te Jordan Dan dhe Nicole Kidman, transmeton Telegrafi.
Me fjalë të tjera, fjala është për aktoret, manekinet dhe këngëtaret, andaj duket që flokët e hekurosura perfekt i kanë bërë për vete bash të gjitha damat.
Edhe pse duket si frizurë shumë e lehtë për ta kopjuar, duhet ta keni patjetër të qartë që do t’ju nevojiten brusha, tharja më e kujdesshme se kurrë më parë, rrafshuesi i flokëve dhe shumë produkte të cilat flokët do t’i mbajnë në atë gjendje.
Kjo frizurë fantastike do t’u rrijë shkëlqyeshëm vajzave me flokë të gjatë, gjysmë të gjatë, por edhe atyre me flokë të shkurtër, e cila në vitin e ardhshëm do të jetë shumë e popullarizuar.
/Telegrafi/