Site icon Telegrafi

Dallimi shtëpi-rezidencë: Shihni ku kanë jetuar në fëmijëri liderët me të fuqishëm botërorë (Foto)

Liderët botëror kalojnë shumë kohë në disa nga rezidencat më të mahnitshme të botës. Posedimi i çelësave të këtyre pronave, është një prej majave të karrierës së tyre politike, dhe njëkohësisht, dëshmia më e mirë e suksesit të tyre.

Megjithatë, secili tregim i mirë, ka një fillim ndryshe. Shumë prej këtyre liderëve, të cilët këto rezidenca tashmë i quajnë shtëpi, vijnë nga familjet me pasuri modeste.

Andaj, në vijim ju sjellim shtëpitë ku kanë jetuar në fëmijëri të tyre disa nga liderët më të mëdhenj botëror – si dhe rezidencat ku ata jetojnë në ditët e sotme.

Vladimir Putin:

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i zgjedhur si njeriu më i fuqishëm në botë nga revista “Forbes”, tashmë jeton në Pallatin e Kremlinit. Edhe pse sot konsiderohet si një prej njerëzve më të pasur në botë, në fëmijëri, ai ka jetuar bashkë me prindërit e tij në një banesë modeste tredhomëshe, në një bllok të Shën Petersburgut, në Rusi.

Barack Obama:

Shtëpia e Bardhë është sigurisht rezidenca më ikonike e liderëve botëror. Që nga viti 1792, ajo është vendi ku jeton presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – përfshirë këtu edhe presidentin e tashëm, Barack Obama. Megjithatë, para se të bëhej president i botës së lirë, Obama ishte rritur në një shtëpi modeste në Honolulu, në Havai.

David Cameron:

Ndoshta nuk duket madhështore nga jashtë, megjithatë, “10 Downing Street”, ku jeton kryeministri i Britanisë së Madhe, David Cameron, është një kompleks i bashkuar prej tri ndërtesash, me mbi 200 dhoma dhe oborr të rrethuar. Por, Cameron nuk vjen nga një familje e varfër, sikur shumë liderë tjerë botëror. Në fëmijëri ai ka jetuar në një vilë, në fshatin Peasemore të Anglisë — vetëm 40 minuta larg kolegjit të famshëm Eton, ku më vonë dhe studioi.

Angela Merkel:

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, posedon rezidencën dhjetë herë më të madhe se Shtëpia e Bardhë. Megjithatë, ajo ka zgjedhur të jetojë në apartamentin e saj, në Mitte District të Berlinit (në foto). Nga jashtë, banesa e sotme nuk duhet shumë më e mirë se shtëpia në Hamburg, ku ajo kishte jetuar si fëmijë bashkë me prindërit e saj.

Park Geun-hye:

Janë disa liderë në botë, prindërit e të cilëve ishin po ashtu në pushtet, kështu që ata janë mësuar të jetojnë në shtëpi spektakolare. E tillë është dhe presidentja e Koresë së Jugut, Park Geun-hye, e cila dhe si fëmijë kishte jetuar në “Shtëpinë Blu”, kur babai i saj, Park Chung-hee, kishte sunduar në këtë vend.

Justin Trudeau:

Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është rritur po në shtëpinë ku jeton dhe sot, pasi që babai i tij, Pierre, ishte kryeministri i 15-të kanadez. Shtëpia 148-vjeçare gjendet në Sussex Drive, në Otavë.

Adolf Hitler:

Lideri nazizt, Adolf Hitler, për shumë kohë kishte jetuar në Kehlsteinhaus (Folenë e Shqiponjës), një rezidencë luksoze në qytetin gjerman Berchtesgaden. Ajo nuk ishte vetëm shtëpi e tij, por edhe një prej shtabeve kryesore që kishte. Megjithatë, Hitleri nuk ka jetuar gjithmonë në një rezidencë luksoze. Si fëmijë ai kishte jetuar në një shtëpi modeste në Leonding të Austrisë. Ndërkaq, në moshën 9-vjeçe, në vitin 1898, ai kishte lëvizur nga aty bashkë me familjen e tij. /NGJYRA.COM/

Exit mobile version