Site icon Telegrafi

Dallaveret në konkursin për rreshterë, IPK-ja kryen inspektimin – raportin ia dërgon policisë

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka bërë të ditur se kanë realizuar inspektimin e procesit të konkursit për gradimin e policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, i mbajtur në fillim të majit.

Për këtë konkurs Dukagjini ka raportuar se bëhej fjalë për dallavere e keqpërdorime nga persona të lartë brenda Policisë së Kosovës.

Në një përgjigje, IPK-ja ka bërë të ditur se draft-raporti i inspektimit, me gjetje dhe rekomandime, i është dorëzuar Policisë së Kosovës për dhënien e komenteve.

Lexo po ashtu “IPK-ja e Prokuroria të nisin hetimet”, kërkohet anulimi i konkursit për gradimin e policëve

Dyshimet për favorizime e parregullsi në konkursin për gradimin e policëve, IPK krijon një grup hetimor

Këtë raport e kanë dërguar në institucionin e Policisë së Kosovës që nga e marta dhe ende janë në pritje të komenteve të tyre.

“IPK ka realizuar inspektimin mbi ‘Vlerësimin e menaxhimit të procesit të gradimit për rreshter; dhe tashmë ka përgatitur Draft raportin e inspektimit. Ky dokument me gjetje dhe rekomandime, konform rregullave të brendshme, i është drejtuar Policisë së Kosovës për dhënien e komenteve. Deri në këtë fazë ende nuk kemi pranuar komentet kthyese nga struktura policore”, thuhet në përgjigjen e IPK-së.

Lexo po ashtu Konkursi për gradimin e policëve – “Të fortët” e Policisë e shpërndajnë testin e grupit A para kohe

Ua rikujtojmë se Dukagjini ka raportuar se në konkursin për gradim të policëve nga “Polic i lartë” në “Rreshter”, gjegjësisht gjatë testit me shkrim, ka pasur keqpërdorime e parregullsi; nga favorizimi i familjarëve e të preferuarve të zyrtarëve të lartë, aplikimi në kundërshtim me rregullat i gjeneratës së 54-të e deri në rrjedhjen e testit nga njerëz me ndikim nga institucionet publike e politike, gjegjësisht, brenda Policisë së Kosovës.

Exit mobile version