Telegrafi

Dallas Mavericks vazhdon me fitore në NBA, fitore ka marrë edhe Oklahoma City

Dallas Mavericks duket se është rikthyer në rrugën e fitoreve, pasi tani e ka mposhtur edhe Milwaukee Bucks.

Mavericks fituan ndaj kundërshtarëve në NBA me rezultat të ngushtë 1120-116, e që dallimi mes tyre në pikë është vetëm katër.

Pjesa e parë e përballjes në këtë takim përfundoi 36-22 në të mirë të Mavericks, derisa çereku i dytë shkoi për vendasit, 34-23.

Në çerekun e tretë, mysafirët e rikthyen rezultatin në të mirë të tyre për të fituar 27-20, derisa e humbën çerekun e fundit, 40-34.

Më të dalluarit e këtij takimi ishin, Giannis Antetokounmpo me 48 pikë, të ndjekur nga pas prej dyshes së Mavericks, Kristaps Porziņģis e Stephen Curry me nga 26 sosh.

Fitore ka shënuar edhe Oklahoma City Thunder që e ka mposhtur Chigao Bullsin me rezultat 109-106, derisa fitore më të thellë kanë marrë Washington Wizards ndaj Detroit Pistons 133-119.

Rezultatet e tjera:

Toronto Raports – Cleveland Cavaliers: 133 – 113

Huston Rockets – San Antonio Spurs: 109 – 107

Memphis Grizzlies – Miami Heat: 118 – 111

Milwaukee Bucks – Dallas Mavericks: 116 – 120

Oklahoma City Thunder – Chicago Bulls: 109 – 106

Phoenis Suns – Portland Trail Blazers: 110 – 111. /Telegrafi/