Telegrafi

Dalin më shumë detaje të rastit Pogba: Magjia, Mbappe dhe lëndimet

Rasti “Pogba” vazhdon të shkaktojë bujë. Mathias Pogba muaj më parë akuzoi vëllanë e tij Paul, të cilin e quajti edhe “tradhtar”, se i kishte kërkuar ndihmë një magjistari për të lënduar Kylian Mbappen, bashkëlojtarin e tij në kombëtaren franceze.

Burmane D. magjistari i dyshuar për atë rast, ka pranuar se ishte punësuar nga lojtari i Juventusit, gjithashtu dëshmoi para hetuesve në fund të vitit të kaluar, fjalë në të cilat gazeta franceze L’Equipe ka pasur akses.

Burmane D. shpjegoi termat në të cilat u zhvillua biseda mes tij dhe Paul Pogbas për Kylian Mbappen.

Lexo po ashtu Rasti "Pogba": Situata duket më serioze se sa paraqitet në publik

“E vetmja herë që fola për Mbappen me Paul ishte pas ndeshjes kundër Argjentinës në Kupën e Botës së vitit 2018, kur ai vrapoi shumë shpejt. I thashë Paulit se ai është i mrekullueshëm dhe Paul më tha se ai është aq i fortë sa falënderon Zotin që e kishte atë në ekip. Kështu që të gjitha ato histori janë të pakuptimta”, ka deklaruar ai duke iu referuar magjisë së supozuar nga vëllai Mathias Pogba.

Ndërkohë Paul, sipas L’Equipe, doli sërish para gjyqtarëve më pak se një muaj më parë. Rrëmbimi i tij më 19 mars 2022, një eksperiencë traumatike që ka sjellë pasoja për lojtarin, është ende duke u hetuar.

Lexo po ashtu Publikohet video e re nga vëllai i Paul Pogbas: Mathias e akuzon atë se ka shpenzuar miliona për magji

“E kam mbajtur në vete për një kohë të gjatë. Kjo aferë ka ndikuar shumë në trupin tim, veçanërisht në lëndimet e mia. Për këtë kam biseduar me trajnerin e kombëtares franceze”, ka zbuluar Paul Pogba.

Mesfushori është duke vuajtur edhe tani te Juventusi, pasi lëndimet nuk po e lënë atë të rikthehet në potencialin e tij të lartë. /Telegrafi/