Site icon Telegrafi

Dalin pamjet se si zyrtari i Fenerbahces goditi me sende të forta një tifoz të moshuar të Trabzonsporit

Ngjarje të padëshiruara kanë ndodhur pas ndeshjes së javës së 30-të të Superligës së Turqisë, në të cilën Fenerbahçe mposhti Trabzonsporin me rezultat 3-2.

Me fishkëllimën e fundit të ndeshjes, teksa lojtarët e Fenerbahçes po festonin fitoren në mesfushë, tifozët e Trabzonsporit kanë hyrë në fushë dhe kanë sulmuar lojtarët verdhë-blu.

Kur lojtarët e Fenerbahçes u përgjigjën, situata u kthye në një zonë lufte.

Lexo po ashtu Arda Guler reagon për dhunën e shkaktuar nga tifozët e Trabzonsporit ndaj ish-bashkëlojtarëve të tij

Imazhi i vetëm pozitiv pas ndeshjes së mbrëmshme në Trabzon ishin përpjekjet e mbrojtësit të majtë të Trabzonspor, Eren Elmali. Ai po pengonte tifozët teksa lojtarët e Fenerbahçes po vraponin drejt dhomës së zhveshjes.

Por, derisa fusha ishte kthye në skena kaotike, pati sulme edhe nga tribunat, por tani nga ana e kundërt.

Një zyrtar i Fenrbahces ka hedhur gjësende të forta në drejtim të tifozëve vendas, ndërsa goditi një person të moshuar me një filxhan kafeje, me këtë të fundit që nuk ishte i përfshirë. /Telegrafi/

Exit mobile version