Telegrafi

Dalin pamjet që supozohet se tregojnë trupat ukrainase duke hyrë me tank në Kupiansk

Këto janë pamjet që supozohen se tregojnë trupat ukrainase duke hyrë në Kupiansk me një tank në orët e para të mëngjesit të sotëm.

Ndonëse videoja u shpërnda në internet nga një numër i medieve dhe gazetarëve ukrainas që mbulojnë luftën, nuk është verifikuar në mënyrë të pavarur nga The Guardian, transmeton Telegrafi.

Ditët e fundit, ushtria ukrainase në lindje të këtij vendi bëri një sërë suksesesh në kundërofensivë, e cila u nis me qëllim të çlirimit të pjesëve nën kontrollin e ushtrisë ruse.

Në vetëm pak ditë, Balaklia, Kupyansk dhe Izyum ranë njëri pas tjetrit. /Telegrafi/