Telegrafi

Dalin fotot nga aksidenti i tmerrshëm – aty ku Ahmet Çalik humbi jetën

Në mëngjesin e së martës, nga mediat turke u raportua se ka humbur jetën në një aksident trafiku mbrojtësi turk, Ahmet Çalik.

Sipas ekipeve të shpëtimit, 27-vjeçari kishte vdekur në vend pasi makina e tij ka rrëshqitur në qytetin Hacilar në lagjen Golbasi.

Ahmet Çalik karrierën e filloi tek skuadra truke, Gençlerbirligi, para se të vishte fanellën e Galatasarayt për tre sezone, ndërsa së fundmi ishte pjesë e Konyaspor.

Lexo po ashtu Futbolli turk në zi: Vdes në një aksident trafiku Ahmet Çalik, ish-bashkëlojtari i Vedat Muriqit

Te Konyaspor, mbrojtësi kishte luajtur me tre lojtarët shqiptarë si, Sokol Cikalleshi, Zymer Bytyqi dhe Endri Çekiçi, e në të kaluarën kishte luajtur edhe me Vedat Muriqin.

Që të katër lojtarët përmes rrjeteve sociale kanë treguar se janë të shokuar nga lajmi që morën në orët e para të ditës së sotme.

Lexo po ashtu Cikalleshi, Bytyqi e Çekiçi të shokuar nga vdekja e bashkëlojtarit të tyre

Së fundmi janë publikuar edhe foto rreth gjendjes së veturës me të cilën ka pësuar aksident futbollisti turk. /Telegrafi/