Telegrafi

Dalin pamjet ku Jorginho shihet duke u bullizuar nga Antony e Martinez

Një video e re është publikuar, aty ku shihen Lisandro Martinez dhe Antony duke bullizuar me Jorginhon gjatë ndeshjes mes Chelseat dhe Manchester United.

Dy skuadrat barazuan 1-1 në “Stamford Bridge” në fundjavën e kaluar, derisa kishte disa situata kontestuese

Jorginho realizoi një penallti tre minuta pas përfundimit të kohës së rregullt, por Casemiro i barazoi shifrat, duke shënuar me kokë në pak sekonda të mbetura.

Antony u tall me mesfushorin e Chelseat gjatë festës së skuadrës së tij, dhe duket se sulmuesi brazilian dhe italiani kishin konfrontime gjatë gjithë ndeshjes.

Kjo për shkak se një video e re tregon Antonyn dhe Martinez duke u përplasur me Jorginhon, i cili ra në tokë gjatë përplasjes.

Antony e përplasi Jorginhon nga pas, ndërsa Martinez u përplas me të, duke e rrëzuar yllin e Chelseat në tokë. /Telegrafi/